“Do futemi në grevë urie bashkë me familjarët”, pedagogët: Duam të na garantohet jeta

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi u shpreh se nuk ka tërheqje nga ana e tyre për të futur në grevë urie.

Duke folur për mediat Kovaçi tha se ata i janë drejtuar Presidentit të vendit dhe institucioneve të rendit që t’u garantojnë jetën por pa dhënë detaje se çfarë dhe kush i ka kërcëuar pedagogët.

Ata lënë pa një afat pritjen e tyre dhe se kur mund të nisë greva e urisë e paralajmëruar prej tyre për në orën 16:00 të ditës së sotme.

Sandër Kovaçi: Në pamundësi të marrjes së një përgjigje nga qeveria, Sindikata i drejtohet presidentit dhe institucioneve të rendit për garantimin e jetës së pedagogëve që do të hyjnë në grevë urie dhe familjarëve të tyre. Ne jemi këtu për mbrojtjen e arsimit dhe vlerës njerëzore. Besojmë shumë se është çështje që i takon të gjithëve. Nëse kjo garanci jepet për 3 minuta, 3 orë, apo edhe për 3 ditë, 30 pedagogë futen menjëherë në grevë urie. Ne jemi këtu për mbrojtjen e arsimit. Misioni ynë akademik vazhdon. Nëse marrin garanci për jetën 30 pedagogë kanë vendosur të futen në grevë. Do jenë në pritje të një përgjigje dhe për pak minuta do futen në grevë. Përgjigjen do e presin në ambientet e politeknikut.

SINDIKATA E PUNONJËSVE TË UNIVERSITETEVE TË SHQIPËRISË

Të nderuar qytetarë të këtij vendi,

Në pamundësi të marrjes së një përgjigjeje vlerësuese apo çfarëdo reagimi nga kabineti

qeverisës, SPUSH i drejtohet Presidentit të Republikës dhe institucioneve të rendit dhe sigurisë

publike si dhe faktorit ndërkombëtar me kërkesën për garantimin e jetës së pedagogeve që do

të hyjnë në greve urie, por edhe familjareve të tyre.

Nëse kjo garanci jepet qoftë edhe brenda tre minutave, tre orë, apo tre ditë – 30 pedagogë të

IAL-ve publike, hyjnë menjëherë në grevën e urisë.

Ndjejmë, të sjellim edhe një herë në vëmendjen tuaj, se SPUSH është organizata vullnetare e

intelektualëve të këtij vendi, frymëzuar nga shpirtrat e atyre që kanë saktifikuar më shumë se

ne sot, për arsimin dhe atdheun, por edhe të gjithë atyre që kanë rrëzuar buste diktatorësh.

Pedagogët e këtij vendi, nuk janë vetëm njerëz të fjalës dhe auditorit, por kanë pathos dhe

vullnet që të materializojne idetë dhe idealet e tyre në shërbim të kauzave që besojnë, kauzë që

sikundër është deklaruar, e konsideron “Arsimin e Lartë Publik – Prioritet Kombëtar”.

Ne jemi këtu për mbrojtjen e Arsimit dhe të vlerës njerëzore në këtë vend.

Besojmë shumë se arsimi është një çështje që i përket të Gjithëve.

Misioni ynë akademik vazhdon!

Ju faleminderit!/albeu.com