Spartak Dyrmishi, i cili u kap dhe oi dorëzua autoriteteve greke disa orë më parë, po mbahet vetëm në një qeli në qendër të Athinës.
Pritet që 45-vjeçari në orën 17:00 të së martës të transferohet në gjykatë. Fillimisht ai do të dërgoihet në Prokurori, ku më gjasë do t’i jepet afat për t’i kërkuar falje hetuesit.
Sipas mediave greke, shqiptari gjatë rrugës për në Athinë ka qenë plotësisht i qetë.
“Ai është në botën e tij. Sikur nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe pse po akuzohet”, tha një burim policor për median greke.
Përdhunuesi i cili u arratis në atdhe për t’i shpëtuar policisë greke u fsheh në qytetin e Vlorës, aty ku ka banuar pasa se të shkonte në emigrim.
Në banesën që ai ka në qytetin bregdetar momentalisht banojnë qiraxhinj.
I arrestuari është i divorcuar me dy fëmijë. Ish-bashkëshortja dhe fëmijët e tij jetojnë në Shqipëri. Në Athinë ai jetonte me nënën e tij, e cila pasi mori vesh lajmin e rëndë tha se “nuk e pranon as të vdekur”. Vetë ai nuk punonte, ndërsa së fundmi duket se po merrej me problemet e alkoolizmit.
Mediat greke raportuan 45-vjeçari ishte bërë i dhunshëm dhe dyshohet se kishte rrahur edhe nënën e tij brenda shtëpisë ku jetonin.