Një ngjarje tragjike ndodhin mbrëmjen e djeshme në Itali. Mediat vendase raportuan se 4 shqiptarë humbën jetën në një aksident në Reggio Emilia; Shane Hyseni, 22 vjeçe, djali i saj, Mattias Lame, 2 vjeç si dhe motra e vëllai i 22-vjeçares, Rejana Hyseni, 8 vjeçe dhe Resat Hyseni, 11 vjeç.
Ndërkohë, mediat italiane bëjnë me dije se një tjetër aksident ka ndodhur në Itali, në Via dei Laghi, ku është përfshirë një motor dhe një mjet tip Fiat.
Nga aksidenti ka humbur jetën 32-vjeçari që drejtonte motorin, ndërsa bëhet me dije se në makinën tip Fiat po udhëtonin 3 punëtorë shqiptarë. Fati ka qenë tragjik për motoristin, ndërsa tre shqiptarët nuk janë lënduar rëndë./albeu.com