Nuk kanë fund problemet për Pogba, francezi rrezikon Kupën e Botës

Problem i ri muskulor për Paul Pogba, i cili në këtë pikë rrezikon të rikthehet në fushë me Juventusin vetëm në vitin 2023 dhe shihet të largohet sërish nga Kupa e Botës.

Mesfushori francez ka ndjerë dhimbje në kofshën e djathtë, në të njëjtën këmbë të gjurit të operuar dy muaj më parë. Në orët në vijim do të kryejë disa teste mjekësore për të zbardhur problemin, ku dyshohet se mund të ketë një tendosje muskulare të cilin mund ta mbajë larg fushave për rreth 2 javë.

Francezi mund të humbasë ëndrrën e Katar 2022, objektiv që fillimisht e bëri të zgjidhte një terapi konservatore për dëmtimin e meniskut anësor para se të dorëzohej në operiacion./ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.10.2022 09:59