Policia italiane ka vënë në pranga një 47-vjeçar shqiptar pasi tentoi të mbyste me tel gruan e tij.
Ngjarja e rëndë, e cila është shkaktuar nga xhelozia, ka ndodhur në shtëpinë e tyre në Genova.
Në sekondat e fundit, 41-vjeçarja italiane ia doli të bindte partnerin që ta ndalonte dhunën që mund të shkaktonte tragjedi dhe ta dërgonte në spital.
Aty dëshmoi para mjekëve duke i thënë se burri ishte dhunuesi që i shkaktoi këtë gjendje shëndetësore.
Mjekët thirrën policinë dhe burri u arrestua për vrasje në tentativë.
Mediat italiane bëjnë me dije se çifti kishte probleme dhe ishte drejt divorcit.