E përplasi 23-vjeçari, kush është viktima e aksidentit të rëndë në Vlorë

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në Vlorë.

Mezan Ahmeti, 57 vjec është personi që humbi jetën mbrëmjen e sotme nga një aksident tragjik në aksin rrugor Orikum-Llogara.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 pranë Orikumiz ku një 23-vjecar i identifikuar me inicialet Dh.Q., po drejtonte automjetin tip Passat dhe përplasi 57-vjecarin që po lëvizte me bicikletë.

I riu është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 26.09.2020 20:17