Kancelari gjerman Olaf Scholz kundërshton shkëputjen nga ekonomia kineze dhe dëshiron që Pekini të tregojë reciprocitet në marrëdhëniet tregtare. Këtë e bëri të ditur një zëdhënës i qeverisë së tij.
“Kancelari Olaf Scholz ka thënë vazhdimisht se është kundër ‘shkëputjes’ nga Kina. Ai gjithashtu e ka bërë të qartë se Gjermania ndjek marrëdhëniet shumëpalëshe në vend të konfrontimit Lindje-Perëndim”.
Ministria e Jashtme kineze konfirmoi se Scholz do të bëjë një vizitë zyrtare në Kinë më 4 nëntor. Kjo do të jetë vizita e parë e një lideri të Bashkimit Evropian në Kinë që nga fillimi i pandemisë COVID-19.
Kina ka mbetur si partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë për të gjashtin vit radhazi, pasi vëllimi i tregtisë dypalëshe midis dy vendeve u rrit ndjeshëm në vitin 2021, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë në shkurt.
Sipas të dhënave nga Administrata e Përgjithshme e Doganave të Kinës, vlera totale e importeve dhe eksporteve mes dy vendeve në vitin 2021 shkoi në rreth 235 miliardë dollarë.