Mësohet se të paktën 146 persona kanë ndërruar jetë dhe qindra të tjerë janë plagosur nga tragjedia e ndodhur në kryeqytetin e Koresë se Jugut, Seul për festimet e Halloween të shtunën në mbrëmje.
Situata kaotike u krijua pasi një turmë u dynd në një lagje qëndrore të kryeqytetit.
Një numër i madh njerëzish u rrëzuan në një rrugë të ngushtë gjatë festimeve të Halloëeen, tha Choi Sung-beom, kreu i Stacionit të Zjarrfikësve në Yongsan.
Numri i viktimave mund të rritet pasi përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë ende.
“Zona është ende në kaos kështu që ende po përpiqemi të kuptojmë se sa ishte numri i saktë i personave të plagosur,” tha Moon Hyun-joo, një zyrtar në Agjencinë Kombëtare të Zjarrfikësve.
Mes atyre që u dërguan në spitale pati edhe të huaj.
Shumë nga viktimat ishin gra të reja në të njëzetat e tyre, tha zoti Choi. Dëshmitarët përshkruan skena kaotike dhe policia e pranishme për të mbjatur rendin në pritje të paradës së Hallouinit, kishte vështirësi në ruajtjen e kontrollit të turmës.
Ishte parada e parë e Halloëeen prej tre vjetësh, që kur vendi hoqi kufizimet e COVID-it dhe distancimin fizik. Disa dëshmitarë përshkruan se turma po bëhej gjithnjë e më e padisiplinuar dhe e parregullt me kalimin e orëve.