Sergio Ramos mund të thirret nga Enrique për Kupën e Botës

Të premten, Luis Enrique do të zgjedhë lojtarët e tij që do të përfaqësojnë Spanjën në Kupën e Botës.

Lista me 55 lojtarë do të finalizohet nesër dhe pak para fillimit të turneut do të pakësohet me 26 lojtarë.

Sipas “Dario AS”, Spanja nuk do ta bëjë publikle listën. Duke pasur parasysh numrin e dëmtimeve që po grumbullohen, ata mund të dëshirojnë ta rregullojnë atë.

Lojtarët mund të thirren në skuadrën finale deri në 24 orë përpara ndeshjes së parë të turneut në rast dëmtimi.

Sergio Ramos ka një shans të vogël për të hyrë në atë listë. Ai ka të ngjarë të jetë pak më poshtë në listë, pasi nuk është përfshirë në skuadër që nga marsi i vitit 2021./ h.ll/albeu.com


Shtuar 27.10.2022 12:42