Nora Istrefi flet për mundësinë e ribashkimit me Robertin: Kohën më të mirë të jetës e kam kaluar me të

Nora Istrefi ka folur si rrallëherë për ndarjen nga Robert Berisha. Në një intervistë që ka dhënë së fundmi, këngëtarja theksoi se vendimi vendimi ka qenë i vështirë nga të dy por erdhi për të mirën e vajzës. Ndërkohë, e pyetur mbi mundësinë e një ribashkimi, ajo nuk e mohoi.

“E kemi marrë të dy vendimin për divorc. Kemi qenë 14 vite bashkë. Kohën më të mirë të jetës e kam kaluar me Robertin. Më ka pëlqyer gjithçka, humori, pamja. Por që nuk shkoi ashtu siç kisha parashikuar. Lidhja ka pasur shumë kriza. Disa gjëra kisha pas qejf me i mbajt për vete.

Vendosëm me ardh deri tek divorci për qetësi shpirtërore dhe ta ketë Renee një ambient sa më të këndshëm.”, tha këngëtarja. Duke qeshur, Nora tha: “Shhh, boll tash. U rikthye Donaldi me Borën kështu që prisni një herë. Po e lëmë një herë me juve”. Ajo deklaroi se nëna e saj, është edhe sot kundër ndarjes.

“Mami im si mami, edhe sot është kundër vendimit të ndarjes. Era është gjithmonë për më të mirën, më të shëndetshmen për të dy palet. Më ka thënë gjithmonë a je e sigurt për ndarjen? Kujdes me vajzën, me aspektin tënd me Robertin bëj ç’të duash.”, tha ajo ndërsa nënkuptoi se kënga e re është dedikim për Robertin.

E pyetur nëse e ka uruar për lidhjen e re, ajo pyeti binjakët se a e kanë dëgjuar këngën “Ciao”. “Edhe të fala i kam bërë”, u shpreh ajo.


Shtuar 23.10.2022 08:59