Besmir Uka, 35-vjeçari që mbeti i plagosur gjatë mesnatës në Sarandë rezulton të jetë një emër i njohur për uniformat blu.
Uka është dënuar 12 vite më parë në qytetin bregdetar pasi qëlloi me vdekje me thikë Edmond Mullain pas sherrit që nisi për një vajzë.
Si ndodhi ngjarja
Disa ditë para krimit një mik i Besmir Ukës ka ngacmuar të dashurën e Edmond Mullait, e cila punonte në një kazino në qytetin e Sarandës, ku dy shokët shkonin për të luajtur. Pas ngacmimeve që i ka bërë miku i Ukës, vajza i ka rrëfyer të dashurit të saj, Edmond Mullait. Pas kësaj ai ka e ka takuar mikun e Ukës ku dhe i ka bërë të qartë që nuk duhet t’ia ngacmonte të dashuren e tij, me të cilën dhe bashkëjetonte. Mbrëmjen e krimit, Uka ka shkuar në kazino dhe fyer vajzen (20-vjeç në atë kohë).
Ajo ka telefonuar të dashurin dhe viktima ka shkuar tek puna e saj. Pasi ka dërguar te dashuren ne shtepi, ai bashkë me disa shokë të tij dhe eshte rikthyer ne kazino ku pasi e ka nxjerre jashte Besmir Ukën, kanë filluar të debatojnë njeri me tjetrin, debat që më pas dëgradoi në dhunë fizike.
Pas kësaj Besmir Uka ka nxjerrë thikën që mbante me vete dhe ka goditur Edmond Mullanin. Më pas eshte larguar nga vendi i ngjarjes ndersa 31-vjeçari nga fshati Gjashte humbi jetën. Uka jetonte në atë kohë me partneren e tij në një banesë në Sarandë. Ai ishte i papunë dhe dyshohej se merrej me trafik narkotikësh.
Kërcënonte nga qelia të miturën
Nga qelitë e burgut, në 2015-ën, ai mësohet se ka kërcënuar me vdekje një vajzë të mitur, në atë kohë 16-vjeçe.
Vajza pretendoi se Besmir Uka i kishte dërguar ftesë në rrjetin social Facebook dhe se ajo e kishte pranuar.
Më pas, ai ka nisur t’i dërgojë mesazhe duke i shprehur pëlqimin dhe i kërkonte të lidheshin bashkë.
Vajza deklaroi në dëshminë e saj se fillimisht Uka nuk i ka treguar se ndodhej në burg dhe në momentin që e ka marrë vesh këtë fakt, i ka thënë se nuk mund të vazhdonin të flisnin më bashkë.
Ai ka nisur ta kërcënojë dhe e mitura e kishte fshirë nga lista e saj e miqve të Facebook.
Por pas këtij veprimi, kërcënimet e 27- vjeçarit janë bërë edhe më të ashpra, duke i thënë se do ta vriste.
Policia mori në cilësinë e provës materiale të gjitha mesazhet që i dënuari i dërgonte në Facebook vajzës së mitur dhe nisi procedimi penal ndaj tij për kanosje.
Pasi ka dalë nga burgu Besmir Uka është akuzuar edhe për vepra të tjera penale. Në vitin 2018, ai është akuzuar për “grabitje me dhunë në bashkëpunim”.