Ambasada britanike në Tiranë ka shpërndarë një mesazh për të gjithë shqiptarët të cilët duke u përpjekur të largohen nga vendi, zgjedhin rrugë të rrezikshme si për shembull udhëtimi me gomone.
Në mesazhin e ambasadës thuhet se ndërsa përpiqen të largohen nga Shqipëria, qytetarët mund të humbasin edhe jetën si pasojë e kushteve të motit.
“Duke u përpjekur për t’u larguar nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbësh edhe jetën nga kushtet e rrezikshme të motit. Mos rreziko!”, shkruan ambasada.
Paralajmërimi vjen ndërsa në mediat britanike raportohen raste të shqiptarëve që mbërrijnë ilegalisht në vend.