Pensionistët pavarësisht situatës së vështirë që mund të jetë qeveria, do të marrin bonusin e fundvitit. Lajmi është dhënë nga vetë kryeministri Edi Rama i cili nga Gjirokastra theksoi se “me apo pa luftë, ata do marrin një më një bonusin e tyre”.
Kryeministri Edi Rama ka treguar se po bëhet gati bonusi ndërsa shtoi se për këtë kategori mbete shumë për tu bërë.
Të lidhura
None found
“Më dridhet zemra kur flas për pensionistët se e di shumë mirë, duke qenë dhe gati 2 metra, më mirë të qep goja se të flas për këtë gjë se nuk e bëjmë dot atë që meritojmë, por të paktën atë që i bën të marrin frymë të papenguar. Në këto kushte, 2 herë i kemi bërë indeksimin. Të paktën, ajo pak të mos bëhet dhe më pak. Nuk kemi bërë herën e dytë paketë rritjeje të përkohshme. Po bëjmë gati bonusin e fundvitit. Luftë apo jo, bonusin e fundvitit do e marrin një me një”, tha Rama.
