Rama mbron “çunat e Londrës”, këmbëngul te amnistia fiskale: Nuk i lëmë në rrugë

Kryeministri Edi Rama tha se do t’i shkojnë deri në fund amnistisë fiskale me qëllim për t’i dalë në ndihmë të gjithë emigrantëve që kanë punuar prej vitesh në të zezë në vendet perëndimore, si Mbretëri e Bashkuar, Itali apo dhe Greqi.

Ai theksoi se qeveria është në krah të tyre dhe nuk do t’i braktisë asnjëherë.

“Ku do t’i çojnë ata [shqiptarët e Anglisë] kursimet e tyre. Nuk i lemë ata në rrugë. Ashtu sikundër në Itali dhe Greqi, dhe ne nuk i lëmë dot. Do të bëjmë të gjithë ata që duhet. Do ta bëjmë amnistinë fiskale”, theksoi Rama gjatë një takimi me banorët e Përmetit.


Shtuar 18.10.2022 13:27