Ditën e djeshme më darë 17.10.2022 është gjetur trupi i pajetë i shtetasit A.S, 77 vjeç në ujërat e lumit Drini i Zi.
I moshuari banues në fshatin Surroj, mësohet se vuante nga skleroza, ndërsa gjatë këqyerjes nga eksperti mjeko-lihjot në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Sipas veprimeve hetimore dyshohet se 77 vjeçari është mbytur aksidentalisht.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.10.2022, në ujërat e lumit Drini i Zi, në fshatin Surroj, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit A. S., 77 vjeç, banues në fshatin Surroj, i cili vuante nga skleroza.
Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit A. S. nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme./albeu.com