Ndërsa “ethet” e zgjedhjeve lokale kanë filluar të shtohen në politikën shqiptare, lidershipi i saj po “luan” në mënyrat nga më të ndryshmet për të qenë sa më pranë elektoratit të tij.
Së fundmi, trend për politikanët është bërë dhe Tiktok-u, një platformë që po e përdorin nga kryeministri Edi Rama te kreu i demokratëve Sali Berisha e deri te Ilir Meta.
Në këto platforma, ata zgjedhin të publikojnë një kontent disi me ndryshe dhe më “trend” duke qenë se dhe audienca është e një target grupi jo shumë serioz, kryesisht të rinj.
Dhe, një nga zgjedhjet e tyre ka qenë të publikojnë kafshët shtëpiake që secili prej tyre ka.
Për shembull, Ilir Meta, jo vetëm dje, por shpesh na ka prezantuar me macen e tij Sashën. Sasha është pjesë e familjes Meta prej një kohe shumë të gjatë dhe si duket është një mikeshë shumë e mirë e Metës, pas një dite të lodhshme në punë apo një shoqëruese për të parë ndeshjet e futbollit.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama na prezantoi sot me breshkat e tij. Kreu i qeverisë mban dy breshka në zyrë, të cilave u thotë mirëmëngjes çdo ditë. Si duket, i sjellin fat.
Kafshë shtëpiake ka dhe ish-kreu i PD-së Lulzim Basha. Ndonëse ai nuk e ka publikuar vetë, bashkëshortja e tij, Aurela, shpesh herë nxjerr foto të qenit në Instagram. Mesa duket, qeni nuk është aq mik i ngushtë me Bashës sa me Aurelën, gjithsesi mbetet një anëtar i rëndësishëm i familjes së tyre.
Nga ana tjetër, kreu i PD-së Sali Berisha mesa duket nuk ka një kafshë shtëpiake, ose nuk e ka zbuluar. E para qëndron më shumë duke qenë se Berisha jeton në pallat, dhe mbajtja e një kafshe shtëpiake në banesa të tilla është disi e vështirë./albeu.com