Plagosje me thikë në Lushnjë, arrestohet autori

Policia në Lushnjë ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili ka plagosur me thikë një 18-vjeçar pas një sherri për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin M. K., 22 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Gafurr Muça”, Lushnjë, ka goditur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, shtetasin E. Xh., 18 vjeç, banues në Savër, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia./albeu.com


Shtuar 14.10.2022 13:39