E ardhmja e Luka Jovic duket se është destiunuar që të jetë në Serie A.
Roma tani e ka identifikuar sulmuesin serb si një objektiv potencial në këtë afat kalimtar, raporton Calcio Mercato.
Giallorosët do të bëjnë gati ofertën për 22 vjeçarin nëse transferimi i Arkadiusz Milik nga Napoli dështon.
Madrid ka shprehur gatishmërinë për huazimin e Jovic për sezonin e ardhshëm mirëpo Roma po shpreson që ditëve të ardhshme të arrijë një marrëveshje përfundimtare.
Për sulmuesin e Real Madrid interesim pati shprehur edhe Milani.