Barcelona ka hapur bisedimet me agjentët Sergio Aguero, për të arritur një marrëveshje të mundshme që argjentinasi të transferohet në “Camp Nou”, raporton “Sky Sports”.
Kontrata aktuale e sulmuesit me skuadrën e Pep Guardiolas do të skadojë në fund të këtij sezoni, ku edhe vetë lojtari e ka konfirmuar se do të largohet gjatë verës.
Tani spekulohet që krerët e bordit katalanas e dëshirojnë me ngulm sulmuesin e City, i cili që nga transferimi tek Qytetarët ka bërë 387 paraqitje, duke regjistruar 258 gola dhe 73 asistime.