Rama në KiE: Jo Kosovo, mësojini organizmave insititucionale që ta shqiptojnë Kosova

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Këshillin e Evropës foli për situatën e luftës në Ukrainë teksa e paralalizoi me situatën e Kosovës.

Rama kërkoi nga pjesëmarrësit në asamble që Kosova të thërritet nga ata me emrin e saj të vërtetë, Republika e Kosovës, jo më Kosovë, hgjëtë cilën ai e cilësoi si një ‘mrekulli’

Edi Rama: Eshtë në të tilla momente që besimi në institucionet ndërkombëtare duhet vënë në vend, shtetet e vogla nuk duhen braktisur në mënyrë që shtete e mëdha të mos kërcënohen. Në këto 3 dekada, kemi mësuar se demokracia është një proces në ndërtim, se asgjë nuk është e plotë dhe e pakthyeshme. Ai vend po përndiqet nga e shkuara. Ballkani i hapur është përpjekje për të realizuar objektivat e procesit të Berlinit, është një përpjekje për t’i vënë idealet e integrimit europian në dispozion të paqes dhe integrimit të qytetarëve, përmes nismave të vogla ekonomike, duke bashkuar forcat në krizat që janë më të mëdha se ne. Kështu duam ta shohim ballkanin, jo më një fuqi baruti e Europës por shembulli se si të ndërtohet një e ardhme e përbashkët. E shkuara nuk mund të fshihet, zgjedhim të vëmë në dukje si mendojmë se jemi e jo si na perceptojnë. Kë të besojme? Kë të bëjmë mik. Këtu vijmë te cështja kryesore, arsyeja se përse ka rëndësi, për aftësinë e qytetarëve për të besuar te politika.

Ka kombe që jetojnë duke mbrojtur lirinë e tyre dhe hipokrizia e atyre që qëndron mënjanë. është rasti i Ukrainës dhe i Kosovës vite më parë. Nuk është një përpjekje e pamend, nuk ka asnjë parale mes Kosovës dhe Krimes. A nuk do ishte mrekulli që të nisnit ti mësonit të tjera organizmave insititucionale, që ta shqiptojnë Kosova dhe jo Kosovo, kurrë nuk është vonë.

 


Shtuar 12.10.2022 16:00