Policia në Carate Brianza në via Cristoforo Colombo, ka arrestuar një 35-vjeçar shqiptar banues në Pioltello, i martuar, hidraulik, i prirur për konspiracion, marrje mallrash të vjedhura dhe vjedhje banesash.
Arrestimi i ti u bë pasi e policia e komandës lokale të Arma-s vuri re një BMW X1 dyshuese ngjyrë të errët. Duke kuptuar se kishte marrë vëmendjen e policisë, 35-vjeçari bashkë me 3 persona të tjerë në makinë kanë tentuar të arratisen nëpër rrugët e qytetit të Brianzës.
Pas disa kilometrash ndjekje, policia arriti t’ia bllokojë rrugën BMË-së dhe ta detyrojnë atë të ndalojë.
Në atë moment, 3 personat e tjerë arritën të arratiseshin, ndërsa 35-vjeçari u kap dhe u arrestua.
Në makinë, nga kontrolli i ushtruar, u gjetën mjete të ndryshme të përshtatshme për vjedhje, si dhe tetë ora me diamante, një numër i madh pjesësh argjendi që kapin rreth 300 elementë gjithsej duke përfshirë tabaka të shumta, tasa dhe komplete takëmesh. /albeu.com