Një shtetas shqiptar është arrestuar në Itali pasi ishte i shpallur në kërkim nga Gjykata e Lezhës për vrasje dhe prodhim dhe shitje të narkotikëve.
Shqiptari për të cilët mediat italiane janë të rezervuara u ndalu gjatë një kontrolli në rrugë. Pas verifikimeve autoritetet zbuluan së shqiptari kërkohej nga Shqipëria pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar.
Shqiptari ndodhet në një burg lokal më pritje që autoritetet shqiptare të kryejnë procesin e ekstradimit.