Lidia e vogël, vajza e të ndjerës Caroline dhe Babis Anagnostopoulos, mësohet se ndodhet në Filipine, konkretisht në Manila, që nga mbrëmja e së dielës. Protothema shkruan se sipas informacioneve, prindërit e Caroline Crouch morën vendimin për tu larguar nga Greqia, duke dashur që mbesa e tyre dyvjeçare të rritet në një mjedis të sigurt, larg asaj që i kujton asaj vrasjen e nënës nga babai i saj.
Susan dhe David Crouch nuk e harrojnë vrasjen e vajzës së tyre nga i shoqi, as teatrin që piloti luajti për 37 ditë. Prioriteti i tyre është Lydia e vogël dhe duan që ajo të rritet me familjen e gjysmëmotrës së Caroline, Donna në Manila në Filipine. Gjithashtu, sipas të njëjtave media, prindërit e Caroline po mendojnë të ndryshojnë mbiemrin e fëmijës, ndërsa David Crouchs ka deklaruar se do të bëjë gjithçka që ka mundësi që Babis Anagnostopoulos të mos e shohë sërish Lidia-n e vogël.
Në lidhje me vendimin e gjykatës që parashikon për prindërit e pilotit që ata të mund të shohin Lydia në pesë ditët e fundit të çdo muaji nga ora 10:00 e mëngjesit deri në orën 14:00 pasdite, pritet që një kërkesë t’i drejtohet gjykata të bëjë komunikimin me skype.
Caroline u vra më 11 maj të vitit të kaluar nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos në dhomën e gjumit, ndërkohë e bija e tyre 11muajshe ishte gjithashtu në dhomë. Babis Anagnostopulos u arrestua më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen, pasi u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje me protagonistë shqiptarë. 38-vjeçari pretendon vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin.