Rritja e çmimeve, qytetarët fikin makinat dhe bllokojnë bulevardin në Elbasan në shenjë proteste: Boll heshtëm! (FOTO LAJM)

Dega e PD-së në Elbasan ka organizuar sot një protestë për shkak të rritjes së çmimeve të karburaneteve, ku një litër naftë kushton 245 lekë.

Protestuesit e mbledhur, në shenjë proteste kanë fikur makinat në mes të rrugës, duke bllokuar bulevardin.

Të lidhura

None found

“Kjo qeveri duhet larguar”, janë shprehur qytetarët protestues, ndërsa ky është një nga aksionet që ka marrë PD-ja në nivel lokal, pas thirrjes së kryetarit Sali Berisha, i cili disa ditë më parë u shpreh se nuk duhet pritur gjithmonë veprim nga baza./albeu.com


Shtuar 11.10.2022 11:30