Mbledhja e Grupit Parlamentar, Duma: Nuk duhet ta çojmë PD-në në skenarët e 6 marsit

Deputetja e PD, Grida Duma është shprehur e gatshme që opozita të bashkëpunojë për një kandidat të përbashkët për zgjedhjet vendore që pritet të zhvillohen pranverën e vitit të ardhshëm.

Pak para hyrjes në takimin e grupit të thirrur nga Enkelejd Alibeaj, Duma tha se askush nuk mund ta çojë PD në skenarin e 6 marsit.

Shqiptarët presin një opozitë të bashkuar, tha Duma, ndërsa pohoi se primaret e mund të jenë një mënyrë efikase për të identifikuar kualitete të mira për të garuar për primaret.

“Një kandidat absolutisht. Askush nuk ka të drejtën ta çojë PD-në në skenarin e 6 Marsit. Qëndrojmë gjithmonë në interesin e opozitës dhe demokratëve. Shqiptarët presin një opozitë të unifikuar. Mënyra se si identifikohen kualitete të mira për të garuar mund të jenë edhe primaret”, tha deputetja demokrate, Grida Duma.


Shtuar 10.10.2022 13:56