Kontrolle ndaj makinave luksoze dhe ato me xhama të zinj, vazhdon aksioni i FNSH në Vlorë

Për të dytën ditë me radhë FNSH dhe operacionalja e Vlorës  kanë zbarkuar në Vlorë teksa vijojnë aksionin e tyre blic në hyrje të qytetit të Vlorës.

Në rreth rrotullimin e nartës janë ndalur bashkë me policinë e qarkut në kontrollin e automjeteve të shtrenjta, ato të dyshuara si dhe me xhama të zinj.

Po kërkojnë për armë, drogë dhe eksponentë të krimit të organizuar Gjatë mbrëmjes së djeshme por edhe sot mësohet se kanë ushtruar kontrolle në bashkitë Vlorë dhe Selenicë për persona të krimit Kontrollet të vijojnë në qytet./albeu.com


Shtuar 8.10.2022 21:00