Vila tre katëshe në Elbasan, “Porsche”, “Audi” dhe “BMW”, çfarë iu sekuestrua 46-vjeçarit në Elbasan (VIDEO)

Kjo është vila e Albert Topuzit në Elbasan, e cila është sekuestruar nga Prokuroria e Elbasanit. Një ndërtesë trekatëshe, një ndërtesë dykatëshe, 3 apartamente, disa automjete të llojeve të ndryshme, 4 sipërfaqe ndërtimi dhe një aktivitet tregtar (biznes) me objekt prodhimin e betonit, janë vënë nën sekuestro nga Prokuroria.

Mes pasurive të bllokuara janë dhe makinat luksoze si ‘Porsche’, ‘BMW’ dhe ‘Audi’.

Prokuroria e Elbasanit i ka sekuestruar pasurinë me vlerë rreth 3.5 milionë euro të 46-vjeçari Albert Topuzi pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Pasuria e sekuestruar:

Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan me vendimin Nr.746 (60614-02754-13), datë 03.10.2022, ka vendosur:

• Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

• Vendosjen e masës së sigurimit “Sekuestros preventive” mbi objektet:

1. Pasuria nr.22/25 trual + ndërtesë 2 kate (godinë shërbimi), përfituar me leje legalizimi në vitin 2013;

2. Pasuria nr.429/11 vol 19 faqe 92, ZK 8526 e llojit truall që disponohet nga shtetasi A.T;

3. Pasuria nr. 4/611+1-29 vol 23 faqe 20, Zk 8524, sipërfaqe 109 m2, vlera 5,354,080 lekë përfituar me kontratë shitblerje në datë 22.08.2012;

4. Pasuria 22/23 ZK 8526, godinë banimi 1 kat, përfituar me leje legalizimi në vitin 2013;

5. Pasuria nr.429/13 vol 19 faqe 94, ZK 8526 e llojit truall që disponohet nga shtetasi G.T;

6. Pasuria nr.5/289 ZK 8524, e llojit ndërtese 3 kate + bodrum + nënçati, me sipërfaqe 241,8 m2 truall, nga kjo ndërtesë : kati përdhe sip.153,8 m2, kati bodrumit me sip 151.4 m2, kati i parë me sip 164.5 m2, kati dytë me sip 164.5m2, sip. e nënçatisë 140+24.1 m2;

7. Pasuri nr.22/24 ZK 8526, godinë banimi 1 kat 60 m2, përfituar me leje legalizmi në vitin 2013;

8. Pasuria nr.429/12 vol 19 faqe 93, ZK 8526 e llojit truall;

9. Pasuria nr.5/149+1-21, vol 6 faqe, 136 ZK 8524 e llojit apartament në bashkëpronësi mes G.T dhe A.T, përfituar nga privatizimi që disponohen nga shtetasi B.T;

10. Automjetet me targë AA 3.. CD, AV 2.., AA 1.. YN, AA 4.. DA në pronësi të shtetasit B.T; dhe

11. Automjeti me targë automjetin me targë AA 6.. RM në pronësi të shtetasit G.T.

 


Shtuar 6.10.2022 09:45