Ledio Lakon e duan të gjithë. Aktori me origjinë nga Tirana, i cili prej vitesh tashmë është pjesë e programit të humorit ‘Portokalli‘ në Top Channel ishte i ftuar dje në një tjetër program të televizionit, ‘E diell‘.
Në rubrikën ‘Hëna apo Dielli‘, ai duhet të tregonte një aktor në Portokalli me të cilin nuk shkonte mirë.
Për të shpëtuar nga situata, në mënyrë që mos të dënohej, Lako është detyruar të thotë emrin e Fjoralba Ponarit, por e gjitha kjo është kuptuar nga pjesa tjetër e të ftuarve në këtë rubrikë të cilët reaguan menjëherë.
‘Unë nuk shkoj mirë me Fjoralbën‘ – tha aktori i nënqeshur, ndërsa mori reagimin e pjesës tjetër të grupit që thonin se ai gënjente.
Më tej ai tregoi se me moderatoren kishte një marrëdhënie të mirë. ‘Unë me Fjoralbën shkojmë shumë mirë, hamë dreka, darka bashkë‘ – tha Ledio Lako.