Lajm i mirë për Milanin, Origi kthehet në stërvitje dhe është gati për Chelsean

Milani ka marrë një lajm të mirë pak ditë para ndeshjes në Champions League përballë Chelsea-s.

Divock Origi është kthyer në stërvitje, pas një dëmtimi që e mbajti për një periudhë të konsiderueshme jashtë fushave të blerta.

Sipas Vitiello, sulmuesi belg mori pjesë  në seancën stërvitore me pjesën tjetër të grupit dhe është rikuperuar plotësisht.

Rikthimi tij është një lajm i mirë për Piolin për të bërë rotacion të paktën në sulm, pasi infermierinë e kanë plot./albeu.com


Shtuar 3.10.2022 17:58