Meta: Rama të tërhiqet nga ligji për Amnistinë Fiskale

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë në një konferencë për media ku ka folur në lidhje me ligjin e Amnisitsë Fiskale, duke i kërkuar Ramës të heqë dorë.

“Do dobësohet angazhimi dhe efikasiteti i strukturave shqiptarë për goditjen e pastrimit të parave. Do minohet procesi i nisjes së negociatave dhe anëtarësimi i vendit në BE. Do cënohej imazhi i Shqipërisë si vend anëtar i NATO. Mbështes angazhimet dhe shqetësimet e shprehura nga BE për aministinë fiskale. Shqetësime në luftën kundër krimit të organizuar nga SHBA dhe Britania e Madhe. Shpërfillja e qeverisë ndaj këtyre shqetësimeve është e rëndë.” tha Meta./albeu.com

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2972486896387970


Shtuar 30.09.2022 11:48