Mbyllet takimi në selinë e PS, Rama: Kemi nisur punën për zgjedhjet vendore, kemi bërë gjithçka për të luftuar inflacionin

Sapo është mbyllur mbledhja e kryesisë së PS-së.

Mbi takimin Kryeministri Edi Rama është ndalur duke nxjerrë edhe disa detaje.

“Kemi nisur punën për zgjedhjet vendore dhe tani kemi hyrë në fazën e dytë të procesit të organizimit për të cilin kemi folur sot. Kjo vjen në njëkontekst shumë të jashtëzakonshëm për shkak të situatës ku ndodhet bota e sidomos Europa. Inflacioni I luftës është një forcë e madhe që ka marrë hov duke prekur të gjithë por ne kemi detyrën të bëjmë gjithçka që është e mundur që pa shkatërruar ekuilibrat financiarë të vendit të lehtësojmë këtë dhimbje, pjesë e kësaj është edhe komunikimi i vazhdueshëm. Ky është thelbi I takimit të sotëm. Kjo është një skuadër dhe secili ka rolin e tij”, u shoreh Rama në përfundim të takimit.”

 


Shtuar 27.09.2022 19:21