Botërorë e Europianë gjatë gjithë jetës së tij i ka parë nga televizori pranë familjes, por jeta e Remko Pasveer mori një rrjedhë tjetër kur Van Gaal e grumbulloi atë në kombëtare.
Portieri 38-vjeçar, pjesë e Ajax, ishte befasia e listës për dy ndeshjet e fundit të Nations League në të cilat ai luajti titullar dhe nuk pësoi asnjë gol.
Karriere e tij ka arritur kulmin në perëndim.
“Mendoj se Pasveer do të jetë pjesë e ekipit që do të marr në Botëror. Në dy ndeshjet që ka luajtur, nuk ka pësuar gol. Është e vërtetë që skuadra u tregua solide në mbrojtje, por ai nuk gaboi kur duhet të ndërhynte. Duhet të vazhdojë të punojë kështu”, tha Van Gaal pas fitores 1-0 të Holandës ndaj Belgjikës.
Edhe pse 38 vjeç, numri 1 i portës holandeze duket se është “hipotekuar” nga thinjoshi Remko Pasveer./albeu.com