Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin ku po bëhet bilanci i turizmit për sezonin që lam pas është shprehur se Shqipëria ka përfituar 1 miliard të ardhura për 6 muaj.
Ai shtoi se hotelet dhe apartamentet ka qenë plot gjatë kësaj periudhe duke treguar se vendi jonë ka avancuar shumë që nga momenti kur PS erdhi në pushtet.
“Ju falenderoj për mikëpritjen. është rezultat nga ana jonë për të stimuluar krijimin e strukturave me 5 yje, me 4 dhe me 5. Shpesh herë keqkuptohet, për t’i krijuar njerëzve idenë se ajo që ne bëjmë është favorizim i më të pasurve.
Kjo që bëjmë ne, dhe rritja e pranisë tonë është favorizim i ekonomisë kombëtare, i rrjetit të shërbimeve, favorim i të gjithë asaj pjese që vjen drejtpërdrejt nga skema. Këto janë struktura që sjellin një tjetër lloj turisti për të kaluar një ditë ose 2 ditë. Nga ai lloj turisti që rrit masën por jo të ardhurat në ekonomi.
Eshtë një fakt i thjeshtë dhe i vërtetueshëm dhe në Shqipëri. Për ata që flasin për nevojën për një punësim të mirëpaguar, këto janë struktura që punojnë punonjësit me paga mbi mesatare dhe për punët më të thjeshta, E cmoj përpjekjen e bërë në këtë drejtim, për ata sipërmarrës dhe për të tilla struktura. Dihet se hoteleria është një sipërmarrje fitimprurëse por kërkon durim për të nxjerrë fitime. Ne kemi pasur një sezon surprizues, për sa i përket flukseve të të ardhurave, në 6 mujorin e parë kemi kaluar 1 mlrd të të ardhurave nga turizmi, dyfish i vitit të kaluar.
Kemi pasur prurje për zonën veriore, falë investimeve të mirëmenduara dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë. Tirana ka pasur një boom të jashtëzakonshëm turistësh, kanë preferuar dhe qëndrimin në Tiranë. Ka pasur fluks në hotele dhe në apartamente që janë marrë me qera. Shifra e pjesmarrjes së turizmit në prodhimin kombëtar të Shqipërisë.
Turizmi ishte rreth 4% kur nisëm ne, nëse kthejmë kokën pas shumë kush e ka harruar, kemi pasur një turizëm krejt primitiv dhe jashtë çdo lloj standarti të konkurrencës,” tha Rama./albeu.com