Një 69-vjeçar është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin mbrëmjen e sotme.
Sipas burimeve, bëhet me dije se 69-vjeçari i identifikuar me iniciale T.T. u gjet nga polumbarët e RENEA-s në afërsi të fshatit Mjekës.
Sipas policisë, ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij një ditë më parë.
Njoftimi i policisë:
Në lumin Shkumbin, në fshatin Mjekës, Elbasan nga polumbarët e Renea-s, është gjetur i mbytur shtetasi T.T., 69 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij më datë 25.09.2022.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/