Fiton 50 herë më shumë, ylli i volejbollit brazilian “braktis” profesionin për faqen për të rritur (FOTO LAJM)

Key Alves është një nga figurat më të rëndësishme në sportin brazilian dhe në volejbollin e femrave. Ajo ka ndërtuar një karrierë të gjatë në fushën e volejbollit, por tani Key ka zgjedhur një biznes tjetër për të vazhduar gjenerimin e parave.

Key Alves nuk është e famshme vetëm në botën e sportit, por edhe në “Only Fans”, platforma e shitjes së përmbajtjeve për të rritur që po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar për personat e famshëm dhe jo vetëm.

Volejbollistja 22-vjeçare pretendon se fiton 50 herë më shumë duke shitur fotot dhe videot e saj erotike sesa të qenit një lojtare profesioniste, ndaj kjo ishte nxitja kryesore për të hapur llogarinë e saj në “Only Fans”. Ajo gjithashtu ka një numër të lartë ndjekësish në rrjetet sociale, gjë e cila e ka ndihmuar shumë të reklamojë platformën e saj.

Volejbollistja ka rrëfyer se fiton më shumë se 500 mijë dollarë në muaj dhe ka gjithnjë e më shumë abonentë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.09.2022 15:40