Meta pasi u takua me Yuri Kim: Kam marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA-të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se ka marrëdhënie të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komentet Meta i bëri gjatë konferencës që po zhvillon momentalisht me gazetarët, ku rikujtoi edhe takimin që pati me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

“Mund t’ju them se marrëdhëniet e mia me SHBA gjithmonë kanë qenë të shkëlqyera, sidomos në drejtim të forcimit të partnerit tonë strategjik dhe të marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat… Përshpjetimit të procesit të integrimit në BE, që është në interes të SHBA-ve. Kemi pasur një bisedë shumë të hapur , konstruktive, bashkëpunuese. Këtë mund të thosha…”./albeu.com/