Prej vitesh na është thënë që t’i mbajmë patatet në një vend të freskët dhe të errët dhe jo në frigorifer për shkak të shqetësimeve për akrilamidin, i cili lidhet me mundësinë më të lartë për t`u prekur nga kanceri.
Fillimisht mendohej se ruajtja e patateve të pagatuara në frigorifer mund të çonte në formimin e sheqernave shtesë, të cilat më pas mund të shndërrohen në akrilamide kur skuqen ose piqen në furrë.
Por Agjencia e Standardeve të Ushqimit përditësoi udhëzimet në fillim të këtij viti për të thënë se nuk është kështu – dhe ruajtja e patateve tuaja në frigorifer mund të zvogëlojë në mënyrë të ndjeshme këtë element.
Akrilamide është një nënprodukt natyral i procesit të gatimit dhe ka qenë gjithmonë i pranishëm në ushqimet tona. Zakonisht gjendet në patatet e pjekura, patatet e skuqura dhe patatinat.
Më parë besohej se ruajtja e patateve në frigorifer mund të rriste potencialin e formimit të akrilamidit. Por një studim, i cili u rishikua nga Komiteti për Toksicitetin e Kimikateve në Ushqim, tregoi se nuk është kështu.
Mbrojtësit e pasionuar të patates – përfshirë furnizuesin më të madh të patates në Mbretërinë e Bashkuar, Branston – thanë se ndryshimi i këshillave nga FSA mund të zvogëlojë në mënyrë dramatike mbetjet ushqimore.
Patatet e ruajtura në frigorifer mund të jetojnë 3 herë më gjatë, të padëmtuara, se ato që ruhen në dollap.