Moderatori i njohur, Ardit Gjebrea, ka reaguar lidhur me humbjen e djeshme të kombëtares shqiptare përballë Izraelit.
Përmes një postimi në Facebook, Gjebrea ka deklaruar se skuadra jonë ka nevojë për mbështjetje, pasi ndjeshja me Islandën është shumë afër.
Sipas Arditit, askush nuk është përfekt, pasi të gjithë humbasin në momente të caktuara.
“Mirëmëngjes!
Kur dikush rrëzohet, ti duhet të jesh aty t’i japësh dorën, e nëse ka humbur besimin, t’i thuash që ja del mbanë, sepse nuk duhet harruar se të ka bërë edhe krenar.
Mbrëmë vërtetë u mërzitem me ndeshjen me Izraelin, por është shumë afër ajo me Islandën. A duhet të dekurajohemi? JO! Ata kanë nevojë për ne, për mbështetjen tonë, të dinë që ne jemi këtu për ta, sepse ata jemi ne dhe ne jemi ata.
As ne nuk jemi perfektë… edhe ne humbim, madje më shumë se ata.
Mërzitja është legjitime, por dhënia e dorës është bekim. Hajde ta mbajmë njëri tjetrin fort!
Forca Albania, Kombëtarja jonë, jemi me ju!”, ka shkruar Gjebrea.
Kujtojmë se humbja me rezultatin 2 me 1 e Shqipërisë përballë Izraelit, nuk është pritur shumë mirë nga tifozët tanë, të cilët kanë mbetur të zhgënjyer./albeu.com/