Emiliano Martinez, portieri i Argjentinës, po bën shumë kujdes para Botërorit të Katarit. Madje ai ka hequr dorë edhe nga buka e pijet e gazuara.
“Kam vendosur që këtë vit do të përgatitem si kurrë më parë dhe kur luan kaq shumë ndeshje, shqetësimi kryesor është rikuperimi apo pësimi i ndonjë dëmtimi.
Nëse dëmtohesh atëherë nuk ka më kohë për asgjë, nëse dikush mungon për katër apo gjashtë javë, atëherë je me “një këmbë jashtë” Botërorit.
Është normale që lojtarët të ndjejnë frikë, tani unë mundohem të mos konsumoj bukë. Fitoj një ndeshje me Aston Villa dhe dua të marrë një Cola, por rezistoj. Po ndryshoj disa gjëra në dietë në mënyrë që të jem në formën optimale”, u shpreh Martinez./ h.ll/albeu.com