Plagoset siriani në Durrës, Policia sqaron ngjarjen

Një sirian me inicialet A.A., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten me thikë në dorë.

Policia ka sqaruar detajet për ngjarjen.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 12.09.2020, rreth orës 21:00, në lagjen nr.4, Durrës, tek Rruga e Re e Portit, dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten me thikë në dorë, shtetasi sirian A.A., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 12.09.2020 19:27