Thirrja e Putinit për mobilizim, radhë e gjatë e burrave në kufi që duan të largohen nga Rusia

Pas deklaratës së Putinit për mobilizim të pjesshëm të popullsisë me 300 mijë revizionistë për luftën në Ukrainë, radhë të tëra janë krijuar përgjatë kufirit të Rusisë ndërsa burrat përpiqen të largohen nga vendi për të shmangur një thirrje ushtarake.

Kremlini thotë se raportet për arratisjen e burrave në moshë luftimi janë të ekzagjeruara, por në kufirin me Gjeorgjinë, janë krijuar radhë të gjata me milje automjetesh duke përfshirë burra që përpiqen t’i shpëtojnë luftës.

Një burrë, i cili nuk donte të shkonte në luftë, tha për BBC se ai kishte marrë pasaportën dhe ishte nisur drejt kufirit, pa paketuar asgjë tjetër, menjëherë pas njoftimit të Presidentit Putin – sepse ai ishte pjesë e grupit që mund të dërgohej në luftë.

Disa dëshmitarë vlerësuan se radha e makinave në pikën e kontrollit të Larsit të Epërm ishte rreth 5 km e gjatë, ndërsa një grup tjetër tha se iu deshën shtatë orë për të kaluar kufirin.

Gjeorgjia është një nga vendet e pakta fqinje ku rusët mund të hyjnë pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë. Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,300 km me Rusinë, kërkon një vizë për udhëtim dhe gjithashtu raportoi një rritje të trafikut gjatë natës – por tha se ishte në një nivel të menaxhueshëm.

 

 

Destinacione të tjera të arritshme me ajër – si Stambolli, Beogradi ose Dubai – kanë parë një rritje të paprecedentë të çmimeve të biletave të cilat janë rritur menjëherë pas shpalljes së thirrjes ushtarake.

Mediat turke kanë raportuar për një rritje të madhe të shitjeve të biletave me një drejtim, ndërsa fluturimet e mbetura drejt destinacioneve pa viza mund të kushtojnë mijëra euro.

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë sinjalizoi të enjten se rusët që refuzojnë të marrin pjesë në luftë do të ishin të mirëpritur dhe sedo të kishin mundësi të aplikonin për azil.