Kylian Mbappe në kushte normale sot do të ishte lojtar i Real Madridit, por vazhdon të jetë lojtar i PSG me një kontratë të rinovuar në minutat e fundit për dy vite.
Kjo shkaktoi një zhgënjim kolasol në Madrid, më këta të fundit që ishin përgatitur për transferimin e bujshëm, e më i tradhtuari padyshim që u ndje presidenti Perez.
Në momentin që Mbappe refuzoi, Perez reagoi duke u shprehur se francezi e humbi përgjithmonë mundësinë për të veshur fanellën e Real Madridit.
Në një deklaratë së fundmi, Mbappe u duk sikur e kishte mendjen akoma te Reali, duke u shprehur se dukur sikur Madridi është shtëpia e tij.
Megjithatë sipas “El Debate”, “Los Blancos” nuk do të kthehen më në gatë për sulmuesin sido që të shkojë situata e tij në Francë./albeu.com