Zjarr në një banesë në Tiranë, ndërron jetë e moshuara

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë në rrugën “Celo Sinani” ku një banesë është përfshirë nga flakët dhe si pasojë ka ndërruar jetë një e moshuar.

Mësohet se e moshuara me iniciale V. M., 80 vjeçe është gjendur e pajetë për shkak të asfiksisë.

Njoftim policie

Më datë 22.09.2022, në rrugën “Celo Sinani”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M. L.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë shtetasja V. M., 80 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes/albeu.com


Shtuar 22.09.2022 09:38