Është konfirmuar tashmë që aktorja Jonida Vokshi do të prezantojë sezonin e parë të “Big Brother Vip Kosova”, krah moderatorit Aludin Hamiti. Së fundmi aktorja ka gjetur pak kohë edhe për ndjekësit e saj, me të cilët ka realizuar një bisedë virtuale.
Ashtu siç vetë Jonida tregoi, pjesa më e madhe e pyetjeve ishin në lidhje me “Big Brother Vip”, që pritet të nisë në tetor, megjithatë nuk kanë munguar pyetjet edhe në lidhje me jetën e saj personale.
Mes të tjerash një ndjekës e ka pyetur moderatoren nëse ka në planë të bëjë një fëmijë të dytë.
Jonida u përgjigj duke shkruar: “A lihet vetëm kjo dashuria”, krahas një fotoje me vajzën e saj. Me këtë përgjigje aktorja ka lënë të kuptohet se një fëmijë i dytë është në planet e saj dhe partnerit të saj.
Kujtojmë se disa kohë më parë Jonida u përfol në rrjet për një shtatzëni të dytë. Shkak për këtë u bë një postim i moderatores, e cila shkruante: “E kam familje që do e zgjerojmë së shpejti. E kam jetë”, krahas një fotoje me partnerin e saj, Besnikun.
Shkak u bë një foto e çiftit e postuar nga moderatorja e cila shkruante: “Nuk e kam veç mashkullin tim. E kam familje që do e zgjerojmë së shpejti. E kam jetë”.