Pasi u akuzua për defekte në trup, Adelina Tahiri “turbullon” rrjetin me bikini (FOTO LAJM)

Pak kohë më parë, Adelina Tahiri, vendosi që të ndante me ndjekësit e saj në “Instagram” një fotografi ku shfaqej e veshur me bikini. Me këtë pozë, ajo tregoi pa asnjë problem sprijat dhe rrudhat në trupin e saj.

Këngëtarja e njohur mori komplimente të shumta për guximin e saj, për të treguar “defektet” në trup, ndërkohë që personazhe të tjerë të famshëm në Shqipëri i mbulojnë me photoshop.

Por së fundmi, nëna e një djali ka ndezur rrjetin me fotot “hot”. Adelina po shijon pushimet me familjen e saj në Vlorë, dhe ndau me ndjekësit momente teksa reklaksohet në bregdet.

Këngëtarja pozoi e veshur me bikini, duke vënë në pah linjat elegante trupore. Kësaj radhe ajo duket mjaft seksi dhe tërheqëse.


Shtuar 10.09.2020 15:45