Ka prurje, por ka edhe largime, një tjetër mesfushor “divorcohet” nga Milani

Skuadra gjermane e Freiburg raportohet se ka arritur një marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Milan, Rade Krunic për një shifër prej 8 milionë eurosh.

Boshnjaku mbushë 27 vjeç muajin e ardhshëm dhe tek Milan u transferua sezonin e kaluar nga Empoli.

Ky transferim gjithashtu i kushtoi Milanit 8 milionë euro dhe tani duket se do të shitet për të njëjtën shifër.

Krunic bëri 18 paraqitje për skuadrën e Milan sezonin e kaluar ku shumica prej tyre ishin nga stoli.


Shtuar 10.09.2020 12:47