Deputetët demokratë janë të tronditur për lobimin rus.
Në një raport të publikuar nga mediat amerikane theksohet se PD e drejtuar nga Lulzim Basha ka përfituar para nga Rusia në vitin 2017.
Mbi këtë çështje ka folur edhe deputeti demokrat, Ervin Salianji i ftuar në “Radar Informativ” me Juli Xhokaxhi, në të cilin u shpreh se nuk kanë qenë në dijeni të një financimi të tillë. Demokrati nënvizoi se situata duhet sqaruar.
“Së pari njëherë çdo deputet është i tronditur se çfarë financimesh ka PD. Që të goditet PD nuk është çështje fare. Unë kam qenë në struktura drejtuese. Unë besoj që ka demokratë të thjeshtë që nuk neveriten nga çdo tentativë për ta bashkuar PD me pagesa të paligjshme sidomos nga shteti rus.
Kjo është një gjë që duhet sqaruar. Ka një shqetësim të SHBA, përderisa ambasadorja ishte në KQZ sot. Që të mos penetrojnë paratë ruse se është kërcënim real”, tha ai./albeu.com