“Ministrat hapin gojën e kruajnë mjekrën”, deputetja e PD në Kuvend: Ndihem si orendi në këtë godinë faji

Deputetja e PD-së, Flutura Açka, gjatë fjalës së saj në Kuvend, tha se ndihet si orendi në sallën e Parlamentit që e cilësoi si godinë faji.

“Jam ndjerë si orendi, sepse më është dashur të jem pjesëmarrëse në këtë faj në këtë godinë fajtore. Çfarë bëni gjithë kohën në parlament, merreni vetëm me opozitën duke e sharë. Opozita është ty për të kërkuar llogari, por çfarë lidhje kemi me Europën. Shihni ministrat, u hapet goja, kruajnë mjekrën dhe zgjohen vetëm kur vjen kryeministri që shan opozitën dhe këta qeshin”, tha Açka./albeu.com

https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/1237840833681601


Shtuar 15.09.2022 12:23