Fotografi Arian Mavriqi, kësaj radhe ka sjellë pamje tejet të bukura nga liqeni i Hencit në Fushë Kosovë.
Ai ka publikuar imazhe të zogut shtegtar të njohur si “Cërlojë”.
“Spektakli i mijëra cërlojëve dje në Henc”, ka shkruar ai.
Mavriqi për klankosova.tv ka zbuluar se ky është një rit i tyre para shtegtimit për në vendet më të nxehta.