Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta, i njohur si Dj Dagz do të bëhen prindër së shpejti. Pas shumë tentativave për të fshehur shtatzëninë nga publiku, moderatorja disa javë më parë vendosi ta konfirmojë publikisht me anë të një video në Instagram.
Menjëherë pas kësaj, çifti i formuar brenda “Big Brother Vip” organizuan një festë me të afërmit e tyre ku zbuluan edhe gjininë e fëmijës. Einxhel dhe Dagz do të bëhen me djalë. Përgjatë kësaj periudhe postimet e Einxhel në Instagram i janë dedikuar shtatzënisë së saj. Së fundmi, moderatorja ka treguar me anë të një videoje si është të jetosh me dy djem.
“Njëri i bie barkut, tjetri shef anglez që luajnë poker. Jeta me dy çuna.”-ka shkruar Shkira krahas postimit.
Disa ditë më parë, kujtojmë që Einxhel i dedikoi një shkrim të gjatë djalit të saj, ku ndër të tjera shprehej se ajo dhe Dagzi ishin gati të rrisnin djalin që i duhet kësaj bote.
“Hey biri ynë i vogël. Na u desh kohë të mblidhnim emocionet tona…sepse mbrëmë na dhe surprizën më të madhe të jetës tonë. Të donim ende pa qenë në jetën tonë… por ama dje na ke bërë sërish dy njerëzit më të lumtur në botë.
Tani dimë si të të drejtohemi, e dimë çfarë rrobash e lodrash mund të duash ti… dhe akoma më shumë do përpiqemi të të kuptojmë kur të të kemi në krahë…
Na surprizove, por për mirë, edhe pse do ishim prindërit e shkëlqyer të një vajze të fortë, por tani akoma më shumë jemi të bindur që jemi prindërit e duhur për të rritur djalin që kjo botë ka aq shumë nevojë. Bir, ne tashmë të duam shumë”,– shkruante ish-finalistja e “Big Brother Vip.”